-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Sonte protestë për Tik Tokun, pres të rinjtë tek Kryeministria

Kryesoret

Sonte në orën 19:00 Sali Berisha ka njoftuar protestën kundër mbylljes së Tik Tokut. Ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën dhe u bëri thirrje të rinjve që të mblidhen sonte poshtë zyrës së Edi Ramës tek Kryeministria për të protestuar.

Akti i Edi Ramës për mbylljen e Tik Tokut është identik me vendimin e Ajatollahun e Iranit për mbylljen e kësaj platforme të mrekullueshme. Edi Rama ka edhe një problem tjetër madhor në këtë qëndrim. Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se në gusht të 1988 Kristaq Rama, asokohe ish-zëvendës i Nexhmije Hoxhës firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar fjalës së lirë dhe lirisë së mendimit.

Me aktin e tij ndaj Tik Tokut, Rama dëshmon se po të ishin ligjet e vjetra, nuk do i dridhej dora të varte si i ati, të gjithë ata që do e kritikonin. Sot të rinjtë kanë një protestë të madhe, kjo është protesta më e rëndësishme e jetës së tyre për lirinë e fjalës. Me datë 12 i garantoj se Tik Toku do të lëshohet menjëherë, ftoj kompanitë e internetit të mos bëhen bashkëautore në këtë megacensurë që e barazon Shqipërinë me Teheranin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit