Mbrëmjen e sotme një biznes i shërbimit të Fast-Food u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet si tregu i biçikletave në Tiranë.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në pajisjet e biznesit. Ndërkohë pritte që shërbimet e zjarrfikësve të shuajnë flakët.