Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin si “të mira dhe produktive.” Ai shkroi në Truth Social: “Bisedimet dhanë një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund mund të marrë fund.”
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kritikoi Putinin për përpjekje të zvarritjes së bisedimeve dhe për vendosjen e kushteve të vështira për paqen. “Putini nuk mund të dalë nga kjo luftë sepse kjo nuk do ta linte atë pa asgjë,” tha Zelensky. Ai shtoi se kushtet e vështira të Putin ishin një përpjekje për të sabotuar diplomacinë dhe për të bllokuar çdo mundësi paqeje.