Mbrëmjen e sotme një aksident ndodhi në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku një makinë përplasi për vdekje këmbësorin 55-vjeçar I.M. Policia arriti që të identifikojë autorin 29-vjeçar me iniciale D.J.
Ai u largua menjëherë nga vendngjarja dhe më pas e braktisi automjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. 29-vjeçari i ka hequr targat makinës dhe më pas është larguar nga aty.
Ndërkohë policia e Pogradecit po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e tij.
Aksidenti me vdekje në Pogradec-Qafë thanë, autori braktis makinën dhe i heq targat