Mbështetësit e Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit, janë grumbulluar në protesta jashtë qendrës së paraburgimit anti-terrorist ku ai po mbahet. Protestuesit, të zemëruar pas arrestimit të Imamoglu, bërtisnin njëzëri “Turqia do të fitojë”.
Imamoglu është arrestuar nën dyshimet për korrupsion dhe për lidhje me organizatën terroriste PKK, një akuzë që ai e ka mohuar.
Opozita e ka cilësuar arrestimin e tij si një “tentim për puç” ndaj një presidenti të mundshëm të ardhshëm. Në një video, Imamoglu deklaroi se nuk do të dorëzohet dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë këtij presioni.