15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti me katër viktima, 24-vjeçari pa patentë për drejtimin e mjeteve të rënda

Kryesoret

Në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë humbën jetën katër të rinjtë që udhëtonin me makinën tip “Benz”.

Dyshohet se ata po lëviznin me shpejtësi të lartë dhe pasi u përplasën me betonieren makina e tyre shpërtheu në flakë dhe dy vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, kushëriri i tyre Andi Laçi si dhe shoku Enrikejd Kurti u dogjën brenda.

Në vendngjarje nuk ka shenja frenimi dhe kjo tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi nuk ka patentë për të drejtuar mjete të tonazhit të rëndë.

Ndërkohë pritet përgjigjja nga mjekësia ligjore për të parë nëse të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit