Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se po bëhet një luftë kriminale mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt nga burgu për të marrë kontrollin e bashkisë së Tiranës.
“Përleshja Rama – Veliaj për Bashkinë Tiranë, kriminale. Luftë e paskrupullt për dominimin e asteve financiare të Bashkisë së Tiranës. E gjithë kjo është nje arenë mes klaneve mafioze që po hanë kokat e njeri-tjetrit për të drejtuar institucionin” tha ai.
Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj firmosi nga burgu zëvendësimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës. Veliaj këto kompetenca ia ka deleguar nënkryetares tjetër të Bashkisë, Sara Goxhaj.
Në vendimin e Veliajt theksohet se Sara Goxhaj do të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë nga data 19 Mars, deri në një urdhër të dytë.
Çarja e fortë Rama-Veliaj për kryetarin, kush e ka kontrollin e bashkisë? (Dokumenti)