15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau bashkëatdhetarin, dënohet me 20 vjet burg Mikea Zaka

Kryesoret

23-vjeçari Mikea Zeka është dënuar me 20 vite burg pasi ka vrarë me armë zjarri bashkëkombasin shqiptar Kasem Kasmi.

Prokuroria kishte kërkuar që 23-vjeçari të dënohej me 30 vjet burg por dënimi u zbri në një të tretën e reduktimit të lejuar nga gjykimi i shkurtuar, në 20 vjet. Dhe, nëse i pandehuri nuk apelon, ai mund të marrë një ulje të mëtejshme prej 1/6.

Mikea Zaka në mars të 2024 gjatë një debati në lokal e ka qëlluar atë me dy plumba në zemër dhe mushkri si dhe la të plagosur edhe tre persona të tjerë që ishin me Kasem Kasmin. Tre personat e tjerë ishin vëllai i viktimës Ervin Kasmi dhe vëllezërit Klevin dhe Alvider Hidraliu. Menjëherë pas vrasjes 23-vjeçari u arrestua nga oficerët e Policisë së Frosinone.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit