-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dinamika e aksidentit me 4 viktima, shoferi i betonieres: Ndalova se më kishte mbaruar nafta

Kryesoret

Mesnatën e të mërkurës humbën jetën katër të rinjtë në Fushë Prezë.Makina tip “Benz” me të cilën udhëtonin Andi Laçi, Enrikejd Kurti dhe dy vëllezërit Enejd dhe Erildi laçi në fillim kanë parakaluar 2 kamionë në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë në korsin e tyre.

Më pas disa sekonda me vonë ata janë përplasur me betonieren e ndaluar ku si pasojë makina e ytre ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinjtë janë djegur brenda.

Sipas dëshmisë së shoferit të betonieres, 24 vjeçarit Aleksandër Krrashi ka deklaruar se sapo kishte hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pasi sipas tij i kishte mbaruar nafta. Ai ka shkuar në një karburant aty afër dhe ka harrar që të ndezë bllokazhin e makinës.

Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye: prej shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë-pamjes, për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e ka parë betonieren e ndaluar.

Nga verifikimet paraprake, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë, ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit