Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukaj për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje”.
Ilir Nukaj në 12 dhjetor 2024 në fshatin “Hoxhare e Re” dhunoi një çift të moshuarish dhe si pasojë kumbi jetën 80-vjeçari Namik Rustemi.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R.”, thuhet në njoftim.