Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës në zonën e Fermos.
Policia italiane, pas vëzhgimit të një çifti me sjellje të dyshimtë, i ka ndaluar ata dhe ka zbuluar se gruaja kishte blerë 5 gramë kokainë. Gjatë kontrollit të mëtejshëm, policia ka gjetur më shumë kokainë dhe sende të tjera që ishin përdorur për shpërndarjen e drogës.
Shqiptari, që qëndronte në një motel, u arrestua dhe iu sekuestruan edhe para dhe peshore për peshuar drogën.