-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Kthella nuk do të mbetet më në errësirë, Mirdita do të ringrihet

Kryesoret

Agron Gjekmarkaj ka prezantuar në zonën e Kthellës kandidatin e Partisë Demokratike Aleksandër Lala në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj tha shteti ka harruar Kthellën dhe Mirditën, pasi sipas tij të rinjtë po largohen dhe janë mbyllur shtëpitë.

Gjekmarkaj nënvizon se me programin e Partisë Demokratike do të ketë pensione, rroga dhe infrastruktura më të mira. Ai theksoi se Kthella nuk do të mbetet më në errësirë dhe Mirdita do të ringrihet.

“Ne kemi të drejtë të jetojmë me dinjitet, të kemi rrugë të mira qe ju tanimë së keni, por ne do e ndertojmë, shkolla për fëmijët tanë dhe spitale që na shërbejnë. Kjo është toka jonë, jemi rritur këtu dhe duhet të luftojmë që ta mbajmë gjallë!
Unë nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli, por ju jap një fjalë: Zëri juaj nuk do të heshtë më! Bashkë do të ngrihemi, bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet, programi i PD, e garanton këtë! Pensione, rroga e infrastrukturë ! PD e mban fjalën, Sali Berisha e mban fjalën.
Ne dimë si nëpër histori të ringrihemi, si ju ne shekuj e keni berë për të mundur të keqen, në emër të kodeve e virtyteve tona!
Kthella nuk do të mbetet më në errësirë! Mirdita do të ringrihet! Zoti ju bekoftë”, shkruan Gjekmarkaj në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit