-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Me futjen në BE përfitojmë 1 miliardë euro çdo vit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje prindërve demokratë që të mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit.

Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi me qytetarët, Rama theksoi se Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro çdo vit nga BE, me një fond prej 300 milionë eurosh vetëm për sektorin e bujqësisë.

Në 10 vitet e fundit BE e ka mbështetur Shqipërinë në totalin e vet me rreth 1 miliardë euro, në momentin që bëhemi anëtarë të BE na jep çdo vit 1 miliardë euro.

Në të gjithë këto vite, BE e ka mbështetur Shqipërinë për Bujqësinë me më pak se 200 mln euro, që kanë qenë shumë për ne, në momentin që bëhemi anëtarë të BE na jep 300 mln euro në vit për bujqësinë. Interesi puro personal, mund të jesh një prind demokrat dhe na dëgjon e thua ‘këta maskarenj prapë duan pushtet këta, por çfarë duan më këta’.

Por ka një llogari tjetër që duhet të bësh, s’je i detyruar të më pëlqesh as mua, as Mirelën, as tërmetin jo e jo se s’ke çfarë i pëlqen fare, askënd këtu, por do të bësh një llogari të thjesht që ne këtu, që nuk ju pëlqejmë mund të fusim vendin në BE dhe askush tjetër nuk e fut dot.

Duhet ta shikosh nga pozita si prind për fëmijën tënd që bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot se po mundemi ne, por nuk të bën atë që ty të duhet, që fëmijës tënd që sot është 14 vjeç dhe pas 4 vitesh kur ai do të shkojë jashtë për të studiuar i jep pasaportën e BE, dhe kur merr pasaportën nuk trajtohet më si student i huaj me kuota dhe tarifa që janë ndryshe, trajtohet si student europian.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit