19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse m’kqyre? 19-vjeçari u vra për një fjalë/ E dashura: Pse ai plumb s’erdhi te unë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ka tronditur Kosovën. Ardit Zymeri 19 vjeç u vra me armë zjarri në Vushtrri. Sot, familja e tij ka hapur dyert e mortit ku pret e përcjell njerëz që shkojnë për ngushëllim.

Për ngjarjen është arrestuar një bashkëmoshatar i tij. Bleon Dibrani, dyshohet se është personi që ka shkrepur armën ndaj Zymerit duke i marrë jetën.

“Sherri ka nisur me fjalë “Pse m’kqyre?”, dhe ka vazhduar”, ka treguar gazetari Pleurat Salihu, duke treguar se këto informacione ia kanë dhënë qytetarët që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Në rrjetet sociale ka reaguar e dashura e viktimës. Ajo përmes një shkrimi shpreh dhimbjen për vdekjen e Arditit duke kërkuar falje që nuk ishte afër tij.

“Shpirti jem i bardhë, që ka me qenë me mu gjithë jetën. A pate shumë dhimbje zemra jem? Pse ai plumb s’erdhi te unë, po tek ti? Më ke thanë gjithë që duhna me qenë e fortë për gjithçka, e sot po merr kuptim kjo fjalë”, shkruan ajo.

19-vjeçari Zymeri luante futboll për klubin e FC Mitrovicës.

“E vrava unë”! Gjithçka që dihet për ekzekutimin që tronditi Vushtrinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit