-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj në Rubik: Kjo qeveri me 11 maj do të tundet nga vota e shqiptarëve

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar në Rubik, Aleksandër Lalën si kandidat në listën e hapur për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Gjekmarkaj shprehet se Rubiku është lënë pa anjë investim nga rilindja. Ai nënvizoi se programi i Partisë Demokratike për Rubikun nuk është thjesht premtim elektoral, por një angazhim i fortë për investime, infrastrukturë moderne, punësim dhe mbështetje për familjet dhe bizneset vendas.

“Edi Rama nuk mund të mbledhë as me detyrim atë që ju sot e bëtë me zemër dhe besim! Sot jeni shume se besoni te fitorja. Ata vijnë me bilbila dhe daulle, por me daulle do ta përcjellë populli i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë më 11 Maj, tek ikin nga sytë e këmbët.
Dhe kur kryeministri pyet se kë do të votonte Fishta në këtë realitet, përgjigjja është e thjeshtë: jo ai që thotë “Dokrra hinit”
Kjo qeveri mund të tundë pasaportën si dajre ne autobuz sa të dojë, por më 11 Maj do të tundet nga vota e shqiptarëve! 12 vjet Europa na mbajti larg prej kesaj qeverie që na ka zënë rrugën. Pastrimi i rrugës, detyra jonë që do të thotë hyrja në Europë me meritë.”, shprehet Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit