-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha uron Natën e Kadrit: 26 marsi, simbol i qëndresës për liri

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit nga kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD tha se sot Kavaja përkujton edhe 26 marsin, 1990 kur qytetarët e saj u ngritën kundër diktaturës duke regjistruar kështu revoltën e parë kundër komunizmit.

“Së pari duhet të përulem me nderim shumë të madh para jush, para qytetarëve të Kavajës, banorëve të këtij qyteti dhe rrethi, në këtë natë të shenjtë siç është Nata e Kadrit, nata e fatit dhe nga zemra uroj secilin prej jush dhe i lutem Zotit të madh që të pranojë agjërimin dhe sakrificën tuaj dhe për një fat të bardhë për të gjithë ne, për të gjithë qytetarët e Kavajës.

Por sonte ne kemi dhe një natë tjetër, natë në të cilën nderojmë së bashku trimërinë epike të burrave dhe grave të këtij qyteti, që në një betejë të paparë gjer atëherë në histori, u përballën me një diktaturë mizore. Në të vërtetë tundën themelet e saj dhe nga ajo ditë Kavaja u bë qytet i lirë. Kavaja ishte në këtë pozicion, por diktatura e dinte se e kishte humbur përgjithmonë.

Për ta mbyllur, midis besimit të palëkundur tek Zoti, virtyteve më të arrira të shpirtit tuaj, ekziston një lidhje e pandashme. Nuk ka forcë më të madhe për njeriun se besimi i tij tek Zoti dhe te shërbimet ndaj tij. Ndaj dhe njëherë u uroj këtë natë” tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit