-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj tremb Ramën: Mamurrasi, gati për ndryshim!

Kryesoret

Drejtuesi Politik i PD në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar kandidatin për deputet në Mamurras, Kastriot Piroli. Gjekmarkaj tha se Mamurrasi dhe e gjithë Shqipëria kërkon rotacion politik.

“Mamurrasi, gati për ndryshim! PD sjell shpresë dhe zhvillim! 45 ditë nga Fitorja.

Në zemrën e qëndresës, në Mamurras, prezantuam kandidatin për deputet z. Kastriot Piroli, një zë i fortë për qytetarët, një luftëtar për dinjitetin e kësaj zone, një përfaqësues që do ta çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e re të PD pas 11 Majit!

12 vite të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Majlinda Carës kanë sjellë varfëri, papunësi dhe braktisje totale! Asnjë investim, asnjë mundësi për të rinjtë, vetëm korrupsion dhe zhgënjim! “Rilindja” nuk solli zhvillim, por rrënim!

Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rrotacion politik, shpresë dhe dinjitet! Bujqësia, shtylla kryesore e kësaj zone, është shkatërruar nga mungesa e mbështetjes dhe tregut, ne do ta mbështesim fuqishëm këtë sektor.

Në vitet 2005-2013 u mbollën 7 milion rrënjë ullinj, u financuan ferma dhe projekte bujqësore, por sot? Asgjë!

PD sjell një vizion të ri dhe të qartë: Sali Berisha e mban fjalën. Historinë ka si deshmitarë” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit