-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pranon ofertën e Ramës? Dash Sula: Asnjëherë nuk i dihet…

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i përjashtuar nga Sali Berisha nuk e hodhi poshtë ofertën e Edi Ramës. Ai theksoi se Rama e ka kuptuar dëshirën e këtij populli dhe ndaj arrin të korrë suksese në garat elektorale.

“Unë kam patur kundërshtar politik Edi Ramën, e kam urryer politikisht, jo si njeri, as Sali Berishën s’e urrej të jesh i sigurt 1000%, as Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, që janë dy figurat edhe për demokratët dhe për shqiptarët më të urryer, s’i urrej.

Fatkeqësisht për PD dhe për opozitën Edi Rama di ta tërheqë vallen. Luan aq bukur. E ka gjetur si e do ky popull dhe nuk e meriton të marrë 10, por ta vjedh 5. Kam patur njohje në distancë me Edi Ramën”, tha ai.

Dashnor Sula u pyet se si e shikon fatin e tij politik  pasi u la jashtë Listave të PD dhe a ka gjasa t’i bashkohet Partisë Socialiste, për këtë deputeti u shpreh “Dashnia në krahun tjetër… Unë s’kam ndërruar grua, do dëshiroj të mos ndërroj as parti, por asnjëherë nuk i dihet” tha ai tek ABC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit