13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Në 11 Maj do të bëjmë ndryshimin e madh

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ishte sot në Kurbin ku prezantoi kandidatin për deputet dhe u bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë Edi Ramën në 11 Maj.

“Sot, ne kemi një mision të qartë: të sjellim investime të vërteta për përmirësimin e kushteve të jetesës, të krijojmë mundësi pune dhe të zhvillojmë infrastrukturën që ka nevojë çdo fshat i Kurbinit. Ne do të angazhohemi për të rritur mbështetje për bujqësinë, për të promovuar turizmin dhe për të krijuar mundësi për rininë që të qëndrojë dhe të punojë këtu, në vendin e saj.

Fshatrat e Skuraj, Vinjollë, Shkopet dhe Gallatë nuk do të jenë më të harruara. Ato do të kenë investimet dhe mbështetjen që meritojnë. Do të krijojmë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave, duke mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e Malësisë. Ne do të sigurojmë që të gjitha fshatrat të kenë mundësinë për të arritur në nivelin e nevojshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve.

Është koha që ne të marrim përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Nuk mund të lejojmë që një pushtet i pasivizuar të mbyllë sytë ndaj halleve të qytetarëve. Nuk mund të lejojmë që ky pushtet të vërë interesat e ngushta para atyre të popullit.

Të dashur qytetarë të Malësisë, ky është momenti ynë. Ky është momenti kur mund të bëjmë ndryshimin. Do të qëndrojmë të bashkuar për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë, për të mbështetur ata që kanë vuajtur dhe për të sjellë mundësi të reja për të rinjtë dhe fëmijët tanë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit