-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Kishin përshtatur lokalin për veprimtari kriminale, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

Kryesoret

Policia në kuadër të operacionit “Mix” ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.

Në kërkim është shpallur pronari i lokalit Gentian Cenaj që kishte përshtatur ambientin për shitje e përdorim droge dhe gjithashtu mbante armë zjarri pa leje. Ndërsa u arrestua punonjësi i lokalit Ledjon Tosku 18 vjeç si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.

Ndërkohë po vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit