Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar pasi transportonte kanabis në makinën e tij.
Policia ndaloi 56-vjeçarin me iniciale T.Ç., në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan n 8 kg e 45 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 1 armë gjahu pa leje. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.