Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me kandidatët e “PD-Shqipëria Madhështore” të qarkut të Tiranës ka dhënë disa prosi për fushatën zgjedhore.
Berisha u kërkoi kandidatëve që të zhvillojnë takime 10-12 orë në ditë dhe të përkushtohen e të krijojnë ekipe. Ai u bëri thirrje që të shkarkojnë TikTok dhe të bëjnë fushatë në rrjetet sociale.
“Tirana nuk krijoi dot një port industrial. Rama dhe socialistët kishin një qëllim jomiqësor ndaj investitorëve.
10-12 orë në ditë do të jeni në takime. Sado që të bëni vetë, Tirana është një oqean. E kuptoj përkushtimin tuaj, por do të bëni çdo gjë të krijoni ekipe, të komunikoni. Regjistroni këta takova në këtë rrugë, në kafene. Të bëjmë një bilanc pune çdo natë. Do bëni gjithçka t’i përdorni mediat sociale në shkallën më maksimale. Kërkojuni bashkëpunëtorëve të bëjnë share.
Shkarkoni TikTok, mos e injoroni, se ai TikTok e tmerroi atë, sa që personave të veçantë u fshin açount. Në debatet politike nuk do keni punë me kandidatët e tjerë të opozitës. Unë i ftova në koalicion, por nuk pranuan. Megjithatë jam kundër shtypjes që Rama po u bën partive të vogla. Ato vota i shkojnë në favor Edi Ramës”, tha Berisha.