-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria, një trup që duhet ngritur në piedestal

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mësues dhe prindër në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë dhe bëri thirrej që të mos shkarkojnë VPN pasi është e rrezikshme.

Rama theksoi se mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria dhe se duhen mbështetur në punën e tyre. Ai nënvizoi se mësuesit duhen vlerësuar dhe ngritur në pidestal.

“Mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria. Po aq të rëndësishëm për rëndësinë kombëtare, sa ushtria. Janë një trup që përballjen, me ç’ka folëm më përpara, do ta ketë gjithmonë më të egër. Prandaj janë një trup që do të duhet të mbështetet, të vlerësohet, të ngrihet në piedestal. Duhet të gjejmë rrugë e mënyra, e kjo gjë patjetër që mund të bëhet më e lehtë nëse ne rrisim nivelin e dëgjimit përgjatë gjithë trupës së mësuesve, që mësimi mos të jetë vetëm çështje page. Se si shkon përtej kësaj, ne duhet ta mendojmë bashkarish. Është absolutisht themelore që investimi te trupa e mësuesve të shkoi njësoj si investimi që bëjmë për trupat e armatosura.

Gjithë bota po rrit investimet e trupat e armatosura. Ne i kemi rritur 20-fish. Një rritje e paimagjinueshme më përpara. Nëse nuk rrisim dot 20-fish investimet te mësuesit dhe arsimit, të paktën t’i rrisim çdo vit e më shumë se sa rritet. Nëse e mbrojmë atdheun nga rreziqet e jashtme dhe brenda nesh rritet rreziku i brendshëm, i shkëputjes totale nga realiteti i atyre që sot janë fëmijë, ne praktikisht e kemi humbur betejën”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit