Ditën e sotme, 66-vjeçarja Teuta Kaso është gjetur e pajetë në banesën e saj në Bilisht.
Ajo ishte nëna e Rigels Kasos, 42-vjeçarit i cili u plagos rëndë nga një person dhe humbi jetën vitin e kaluar në spitalin e Traumës në Tiranë. 66-vjeçarja dyshohet se është vetëhelmuar.
Ndërkohë policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe po priten rezulatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66 vjeçares.