-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO, Rama protestonte me portretet e Enver Hoxhës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë u ndal tek anëtarësimi në NATO.

Berisha ironizoi Ramën për pasaportën evropiane pasi sipas tin në gjthë këto vite qeverisje nuk ka arritur që të regjistrojë një akt të vetëm madhor në proces të integrimit. Ai tha se Partia Demokratike anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ndërsa atë ditë Rama protestonte me portretet e Enver Hoxhës.

“PD anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e vropës, këta thërrisnin se molla nuk është pjekur. PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO, Edi Rama protestonte me portretet e Enver Hoxhës ditën që u anëtarësua në NATO. Komisioni Evropian propozoi Shqipërinë për statusin e kandidatit, ai bllokonte 3 ligjet neë parlament për këshilltarët e Fierit. Parlamenti Evropian miratoi heqjen e vizave për shqiptarët, ai dërgonte emaile se 800 mijë shqiptarë do u dynden në Bruksel. Pse po i them këto. Se nëse ka një parti që ka ADN e integrimit, kjo është Partia Demokratike”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit