Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Laç rreth orës 16:30. Makina me drejtues N.A., ka dalë nga rruga dhe si pasojë është lënduar vetë shoferi.
Gjithashtu përveç tij janë lënduar edhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.









