Një sulm me raketa ruse ka rënë në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Zelensky. Si pasojë janë vrarë të paktën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Presidenti ukrainas Zelensky me anë të një postim në Twitter shprehet se një raketë ruse goditi një qytet të zakonshëm. Ai thotë se raketa ruse goditi drejtpërdrejt një rrugë në një zonë me ndërtesa banimi. Gjithashtu thekson se Rusia po kërkon vetëm luftë.
“Deri më tani, janë konfirmuar 14 viktima, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre. Operacioni i shpëtimit po vazhdon, të paktën pesë objekte banimi janë dëmtuar. Sulmet ruse ndodhin çdo ditë.
Njerëzit vdesin çdo ditë. Ka vetëm një arsye pse kjo vazhdon: Rusia nuk dëshiron një armëpushim, dhe ne e shohim atë.
E gjithë bota e sheh atë. Çdo raketë, çdo dron sulmues dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë. Dhe vetëm presioni i botës mbi Rusinë, të gjitha përpjekjet për të forcuar Ukrainën, mbrojtjen tonë ajrore dhe forcat tona – mund të përcaktojnë se kur do të përfundojë lufta. Shtetet e Bashkuara,
Evropa dhe pjesa tjetër e botës kanë kapacitetin për ta detyruar Rusinë të braktisë terrorin dhe luftën. Dhe kjo duhet të sigurohet – nevojitet paqja”, shkruan Zelensky.









