-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Vaun e Dejës: Ne do sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit në Vaun e Dejës tha se qytetarët shqiptarë meritojnë një të ardhme më të mirë. Berisha u shpreh se duhet një Shqipëri që të ofrojë mundësi dhe dinjitet për të gjithë. Ai theksoi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por është në duar të gabuar që po e shkatërrojnë me varfëri dhe mjerim.

Gjithashtu nënvizoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do të sanksioneohet me ligj shënjtëria e familjes. Ai tha se familja duhet të vendoset në qendër dhe do marr fund çdo përpjekje për të denigruar atë.

Ky vend ka pasuri përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore, ka një tokë nga më pjelloret, ka brigje dhe male fantastike, ka rezerva të pafundme nëntokësore, ka naftë, në Shqipëri rritet çdo gjë.

Atëherë pse ky vend në 12 vite largoi 1 milion shqiptarë vetëm në hapësirën e BE?
Të gjithë u larguan vetëm për dy arsye. Nuk u larguan se nuk ishin të shëtitur. U larguan sepse nuk kishin punë, u larguan nga varfëria. U larguan se në sofrën e tyre nuk mjaftonte ushqimi për të gjithë.

Ndaj dhe ne, me programin tonë kemi vendosur dinjitetin njerëzor të parë. Njeriu dinjitoz është njeriu që nuk flet me vete nga varfëria. Ai që flet me vete nga varfëria, ai është i dënuar. Ai nuk e meriton kurrë atë dënim. Ai nuk e ka atë nga dembelizmi. Jo, ju jeni njerëz të punës. Mendoni për një moment, në të gjithë fshatin tuaj, sa janë të varfër që nuk punojnë? Absolutisht nuk janë më shumë se 1 në 1 mijë.

Të tjerët janë të varfër se i bën regjimi, se i bën qeveria, se i shfrytëzon qeveria, se i braktis qeveria, se nuk i ndihmon qeveria, se vjedh qeveria pasuritë e tyre. Nuk ka varfëri se është dembel tjetri, varfëria vjen nga politikat e qeverisë. Ne kemi vendosur familjen në epiqendër. Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare. Nuk ka dinjitet pa familje dinjitoze.Nuk ka dinjitet njerëzor pa një familje dinjitoze.
Ndaj dhe ne do sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit