-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj në Lezhë: Banorët jetojnë pa drita, zonat turistike me probleme

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike i qarkut në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales. Gjekmarkaj u shpreh se pushteti i Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri për Shënkollin, Rrilën, Talen dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë.

Ai theksoi se shumë banorë jetojnë pa drita për orë të tëra, zonat turistike janë me probleme dhe në shumë familje në Lezhë mungon uji i pijshëm. Gjithashtu nënvizoi se Partia Demokratike do të luftojë kundër korrupsionit dhe kriminalitteit në mënyrë që të sigurohet barazia.

“Pasojat e një pushteti korruptiv ndjehen në çdo fushë të jetës. Qindra mijëra shqiptarë, përfshirë demokratët, janë detyruar të largohen, i kanë larguar nga puna për bindje politike, nuk pranuan nënshtrimin e rilindasve që do marrin ndëshkimin e merituar më 11 Maj.

Pensionistët janë harruar dhe kanë vështirësi të sigurojnë ilaçet dhe jetesën. Ndaj, ftojmë mbarë shqiptarët dhe emigrantët që të votojnë për një Shqipëri të zhvilluar, për një rrotacion dhe për një qeveri që vërtet do të mbështesë popullin, do qeverisë me njerëz me dinjitet dhe atdhetarë.

Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensionsh, paga më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin.

Le të bashkohemi të gjithë, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar të tashmen dhe për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara!Programi i PD, është programi që e përjetëson këtë”, u shpreh Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit