-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj në Kashnjet: PD do të sjellë zhvillimin që kjo zonë meriton

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me banorët në Kashnjet. Gjekmarkaj shprehet se pas 12 viteve qeverisje të dështuar nga Rilindja, Kashnjeti është lënë në harresë.

Ai thotë se turizmi malor, infrastruktura, shërbimet shëndetësore dhe shkollat janë të degraduara, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe mirëqenien e banorëve. Gjithashtu thekson se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë zhvillimin dhe mundësi të reja për Kashnjetin dhe të gjithë Lezhën.

“Resurset natyrore të Kashnjetit do të gjejnë zhvillim përmes programit të PD, duke krijuar mundësi të reja dhe duke përmirësuar jetesën e banorëve.
Të gjithë së bashku, për një të ardhme më të mirë, për Kashnjetin, Lezhën dhe të gjithë Shqipërinë.”, shprehet Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit