Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim në deggën nr. 2 me kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve.
Këlliçi me anë të një postimi në rrjetin social shprehet se puna, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë jetike për fitoren e Partisë Demokratike. Ai nënvizon se ardhja në pushtet e Partisë Demokratike është e vetmja shpresë për Shqipërinë.
“Me kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Degës nr.2, ata të cilët janë në vijën e parë të përballjes elektorale në terren. Puna, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë jetike për fitoren e PD-së. Jemi të bindur se rezultati në këtë degë do të jetë spektakolar! Ardhja në pushtet e Partisë Demokratike, e vetmja shpresë për Shqipërinë”, shkruan Këlliçi në facebook.