Policia Rrugore e Tiranë gjatë javës së fundit ka arrestuar 26 persona dhe ka vendosur 15 637 gjoba. Këto gjoba u vendosën për shkak të shkeljes së Kodit Rrugor dhe gjatë një dite janë vendosur mesatarisht 2233 masa.
Gjatë javës janë tërhequr me mjet ngritës 10 makina që ksihin penguar lëvizjen e lirë të makinave të tjera, janë bllokuar 25 të tjera për shkelje të ndryshem rrugore, si dhe janë vendosur 174 gjoba ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë, autobuzave dhe fugonave.
Gjithashtu policia rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.