Drejtori i ri i policisë së shtetit, Skënder Hita ka urdhëruar që të mos ketë më efektivë të policisë rrugore që dalin nëpër cepat e akseve kombëtare për kontrolle të befasishme.
Nuk do të ketë më kontrolle rutinë pa një informacion të qartë dhe bazë.
Kryepolici Hita ka kërkuar që prej 10 prillit të ndërpritet menjëherë praktika e ndalimit të automjeteve nga rrugorët me motivacionin “për verifikim”.
Kjo do të thotë se shkeljet rrugore do të konstatohen vetëm përmes radarëve, dronëve dhe pajisjeve të tjera.









