-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viktima i kafshoi veshin autorit, zbardhet dinamika e vrasjes së Topjanës

Kryesoret

Vladimir Topjana, një 43-vjeçar shqiptar, banues në Cordenons dhe baba i një fëmije u qëllua për vdekje me armë zjarri përballë “Bar Sporting”. Vrasja ka ndodhur pak para orës 21:30, teksa klientë të shumtë brenda lokalit po ndiqnin ndeshjen Roma-Juventus.

Topjana ishte ulur në një stol me një të afërm, kur në afërsi të lokalit mbërritën me një makinë dy burra, Roger Shota 34 vjeç dhe babai i tij Pren Shota 66 vjeç, të dy me kombësi shqiptare.

Mes tyre ka shpërthyer një debat i dhunshëm, gjatë të cilit Topjana kafshoi veshin e njërit prej dy sulmuesve, duke i shkëputur një pjesë të tij. Më pas Roger Shota dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur dy të shtëna, duke e goditur për vdekje Topjanën në kokë.

Pas vrasjes, djali me të atin janë larguar me makinë dhe policia arriti që ti arrestonte natën në zonën Orsago-s, në provincën e Trevisos. Të dy u arrestuan me akuzën e vrasjes së rëndë me paramendim dhe armëmbajtjes së vjedhur.

Policia po vijon hetimet dhe kanë intervistuar edhe dëshmitarët e pranishëm në ngjarje. Sipas hetuesve supozohet se viktima i ka njohur sulmuesit e tij, duke qenë se ata janë drejtuar menjëherë drejt tij sapo kanë zbritur nga makina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit