-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi në Patos, akuza Ballukut: Shkaktoi veç mjerim dhe shpopullim

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka zhvilluar takim me banorët në Patos. Bardhi ka hedhur akuza ndaj zv.kryeminsitres Belinda Balluku duke thënë se kanë mashtruar dhe nuk i kanë ofruar asgjë Patosit për 12 vite qeverisje.

“Belinda Ballukut dhe bandës së saj të gënjeshtrave të mëdha i ka mbetur vetë mashtrimi, sajesat dhe lajmet e rreme! Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim!”, tha Bardhi.

Ai nënvizoi se Programi i Partisë Demokratike parashikon kthimin e emigrantëve përmes programeve favorituese, mbështetja e bizneseve përmes taksave te ulëta ose përjashtimit nga taksat, si dhe rritje e pagave dhe e pensioneve në qytet dhe fshat. Gjithashtu thekson se prioriteti i tyre është biznesi i vogël.

“Partia Demokratike ka vullnetin dhe dëshirën për të punuar që të rikthejmë rininë në Patos, të rikthejmë shpresën dhe të sigurojmë të ardhmen!”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit