-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Gjobat do të falen të gjitha me 12 maj

Kryesoret

Sali Berisha ishte sot në Lezhë ku prezantoi kandidatët për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”. Berisha u shpreh se do të përgjysmohen taksat si dhe biznesmenëve do tu përgjysmohet barra fiskale. Ai theksoi se me 12 maj do të falen gjobat.

Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare.

Nuk ka vend, nuk ka tokë, nuk ka male, nuk ka nëntokë më të pasur se shqiptarja, se toka, nëntoka, malet dhe fushat e këtij vendi. Ndaj dhe do të nxisim prodhimin, do përgjysmojmë taksat. Biznesmenëve do tu përgjysmojmë barrën fiskale.

10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë. 10 përqind do të jetë taksa jonë. TVSH do ta ulim në 15 përqind.

Biznesit të vogël i premtoj këtu se nuk do munden kurrë, Pirinët ti tatojnë, vëlla siamez me Erion Veliajn është, binjak siamez është, i njohur.

Nuk do munden kurrë ti tatojnë bizneset e vogla me shumë se 1% të xhiros. Jo dhe jo. Nuk do munden kurrë të vendosin taksa të tjera, veç atyre strikt lokale.

Gjobat të gjitha falen me 12 maj. Gjobat e këtyre që mund të ju vej çdo epitet, por nuk dua të prish gojnë, nuk njihen por do të anulohen me 12 maj.“, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit