Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të 27-vjeçarit i cili kishte huzmbur kontektet me familjen që me datë 7 prill.
27-vjeçari Ajet Lleshi u shpall i humbur pas një dite kur doli për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më. Ai u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar malore mes fshatrave Kishaj dhe Cahan.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Grupin e Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, Policinë Kufitare, Emergjencën Civile, banorët e zonës dhe familjarët e 27 vjeçarit e gjetën atë të pajetë.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 27 vjeçarit dhe dokumentimit ligjor të rastit.