16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Parlamenti më parë ishte si odë otomane

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” u shpreh se me 12 maj Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me ngjyrën rozë. Rama u tha grave dhe vajzave se Parlamenti më para ishte si odë otomane.

“Ai flamur që keni qëndisur me shumë durim do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe e vajzave, por edhe ngjyra e PS.

PS dhe fuqia e gruas nuk janë të rastësishme, janë të ndërlidhura kaq shumë me njëra tjetrën, është një sinergji shumë domethënëse se ka nisur të krijohet që 20 vite më parë kur i sapozgjedhur në krye vizitoja organizata dhe nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë, ajo që e bënte black out, dëshpërues takimin ishte përgjigja e pyetjes sime pse nuk ka asnjë grua në organizatë, ‘po ku ka gra këtu tek ne’, dhe unë vijoja ‘po juve kush ju ka pjellë?’ Kur ata s’reagonin shtoja pyetjen tjetër ‘në shtëpi kush kujdeset për ju’, imagjinoje sikur ju të largoheshit një muaj nga Shqipëria do ishte mbushur me burra me mjekra me flokë të gjata, të palarë rrugëve. Parlamenti ishte si odë otomane.”, tha kryeministri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit