Zbardhen detaje të reja për tragjedinë në familjen shqiptare në Zvicër, ku burri vrau gruan dhe veten. Autori 41 vjeç, sipas policisë ishte liruar nga burgu më 5 dhjetor 2024 pasi ishte arrestuar më 18 shtator të po atij viti.
Ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe ishte liruar me kushte, përfshirë ndalim kontakti me viktimën, këshillim terapeutik dhe mbikëqyrje të kushtëzuar.
Mëngjesin e ngjarjes, ai kishte shkuar në vendin e punës së bashkëshortes së tij, ku fillimisht u përball me pronarin e shtëpisë që i kërkoi të largohej.
Më pas, ai qëlloi me një armë të gjatë dhe hyri në banesë, ku vrau gruan e tij 39-vjeçare në katin e parë, përpara se të vriste veten në katin e sipërm. Pas të shtënave, në shtëpi shpërtheu edhe një zjarr që u shua nga emergjenca rreth mesditës.
Çifti kishte katër fëmijë, ndërsa viktima kishte bërë më herët kallëzim penal dhe kishte nisur procedurat për divorc. Pronarët e shtëpisë, të dy 81-vjeçarë zviceranë, janë shprehur të tronditur nga ngjarja.
Tronditëse! Burri vret gruan dhe veten, 4 fëmijë ngelin jetimë