Policia ka arrestuar ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim , Shaban Saliu.
Sipas mediave, ish ministrat e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar për shkak të hetimeve për zjarrin tragjik në diskotekën në Koçan ku humbën jetën 61 persona. Gjithashtu mes të arrestuarve janë edhe drejtori aktual i Sigurimit të Shtetit, Xhevat Selami, punonjës i VLEN.
Sipas informacioneve hetimi po zgjerohet duke përfshirë edhe 23 të dyshuar të rinj, ku 19 janë ndalaur ose në paraburgim. Njëri prej tyre është vendosur të mos jetë në vend, bëhet fjalë për Driton Kuçin, njëherësh ish-ministër i Ekonomisë si kuadër i BDI-së, i cili aktualisht është ambasador i vendit në Mbretërinë e Norvegjisë.