-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, nuk kam asnjë dyshim

Kryesoret

Komisionerja për zgjerim në BE, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria po ecën me ritme ambicioze.

Marta Kos tha se nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ajo u shpreh se Shqipëria mund ti tregojë të gjitha rajonit të Ballkanit Perëndimor se me punë të madhe dhe vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi.

“Ne po punojmë me një ritëm tepër ambicioz dhe nëse Shqipëria realizon zbatimin e reformave të nevojshme unë do të jem avokatja më e mirë në Bruksel dhe të gjitha shtetet anëtarë. Mesazhi im për qytetarët shqiptarët është se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, nuk ka dyshim për këtë. Sot jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë. Komenti i fundit, suksesi juaj ka një ndikim më të gjerë, sepse mund ti tregoni të gjitha rajonit të Ballkanit Perëndimor se me punë të madhe dhe vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi”, tha Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit