Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama me porosi të Aleksandër Vuçiç doli sot kundër Kosovës dhe çështjes kombëtare.
Garo nënvizoi se Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt antishqiptarie të hapur në mes të Tiranës. Ajo thotë se ky është akt asaliteti ndaj Vuçiç dhe një thikë në shpinë të çështjes kombëtare.
“Me porosi të Vuçiçit të Beogradit, Edi Rama ka dalë sot kundër Kosovës dhe çështjes Kombëtare. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asterik * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit. Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt antishqiptarie të hapur në mes të Tiranës.
Ne e konsiderojmë akt vasaliteti ndaj Vuçiç dhe një thikë në shpinë të çështjes kombëtare.
Kosova, e njohur si vend i pavarur nga shumica dërrmuese e vendeve të botës së lirë, bëhet me asterikun e Rusisë dhe Serbisë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pas Ballkanit të Hapur kjo është tradhtia e dytë ndaj Kosovës e Edi Ramës.”, tha Garo.