-sidi education-spot_img
34.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: “Manifesti Politik” i një energjie qytetare!

Kryesoret

Lexova nje “komunikate” sot per zgjedhjen e ca “institucioneve” nga Keshilli i Koordinatoreve te Protestes. Nuk e mora seriozisht, se ishte per te vene duart ne koke. Por pashe se ata qe e kishin publikuar e kishin seriozisht.

Sipas tyre, do te krijohen:

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar

“Këto tre institucione u vendos që të krijohen për të bërë të mundur kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin” – thuhet ne deklarate.

Cfare naiviteti!

Populli e ushtron kontrollin mbi qeverine me vote. Nese qeveria nuk punon mire; nese ajo korruptohet; nese ajo nuk perfaqeson interesat e popullit, ai e shkarkon.

Per kete, popullit “thjeshte” i duhet kthyer mekanizmi i VOTES se LIRE!

Deklarata vijon me rregullat, sa anetare do kene, si do zgjidhen, si do mblidhen, perse do mblidhen, si do merren vendimet etj etj.

Tani, hartuesve te kesaj deklarate i duhet sqaruar se i vetmi Kuvend qe perfaqeson vullnetin e Qytetareve, eshte Parlamenti; i vetmi Keshill Ekzekutiv i ketij Kuvendi, eshte Qeveria; dhe Mbledhja e Pergjithshme e Popullit eshte Referendumi dhe jo protesta, “qe do te therritet sa here te kete probleme qeveria”.

Po ashtu, duhet sqaruar se edhe ne dhente doreheqjen kjo qeveri, i vetmi institucion qe legjitimon Qeverine Tranzitore eshte Parlamenti, dhe Qeveria Tranzitore do te betohet tek Presindeti. Nuk emerohet ne bulevard qeveria!

Se Reformen Zgjedhore, qe synojme per shkulur sistemin qe kontrollon mazhoranca, do ta beje “me pahir” po ky parlament….

Se ndryshimet kushtetuese, per kufizimin e mandatit te kryeministrave, do ti beje, serish po ky parlament!

Deri ne zgjedhjet e reja, institucioni ligjvenes eshte po ky parlament.

Nese dorehiqet qeveria, nuk do te thote se do shemben institucionet.

Ne kushtet kur qeverisja dhe institucionet jane korruptuar, kur vota vidhet dhe demoracia ka mbetur hibride, ajo qe mund te bente nje proteste popullore, eshte presioni per ta detyruar qeverine te largohet, dhe parlamentin te realizoje ndryshimet qe synojme sistemin zgjedhor dhe clirimin e zgjedhjeve nga kontrolli i forces politike qe ka pushtetin.

Populli duhet te zgjedhe i lire qeverine e tij!

Te tjerat jane derivate te qeverisjes.

Ne te kundert, marrja e pushtetit jashte institucioneve, ka emer tjeter, quhet Grusht Shteti dhe kerkon takate te tjera.

Nese vazhdohet me kete qasje, do te thote qe nje energji qytetare e ketyre permasave te degradoje ne nje “program” qe as Qeverise se Pilincit nuk i afrohet. Kjo eshte, kur thote Rama, e “ububushme”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit