Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Vlorë premtoi se grupet kriminale do të vihen para ligjit. Berisha iu drejtua bandave që implikojnë vota që të mos kërcënojnë qytetarët pasi sipas tij do të shpallen terroristë ndërkombëtarë.
“Grupet kriminale do të vihen para ligjit. Banditët, nëse implikohen në vota, do cilësohet grup terrorist. Ju them bandave që mos të guxojnë të frikësojnë qytetarët, se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni. Programi i Shqipërisë Madhështore fton çdo opozitar të bëhet misionar në paraqitjen e programit tek çdo shqiptar, socialist, tek çdokush që do të jetojë në Shqipëri dhe të presporojë në vendin tonë.”, tha Berisha.