-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkesë KQZ: Duam letrat e votimit nga diaspora

Kryesoret

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diaspora. Kërkesa, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, konstaton 8 pika.

Pika e parë lidhet me dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo emigrant i regjistruar në platformën PER ka marrë dhe dorëzuar zarfin personalisht, ka firmosur vetë dhe ka paraqitur mjet identifikimi.

Së dyti, demokratët kërkojnë inventarin e zarfeve të diasporës, ato që janë të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kushtet e sigurisë.

Pika e tretë parashikon vendosjen në dispozicion numrin e fletëve të vulosura nga KQZ-ja, por që nuk janë shpërndarë, duke përfshirë dhe ato të fondit rezervë.

Së katërti, PD-ja kërkon numrin e sasisë së zarfeve të papërdorura A dhe B, si dhe vendndodhjen e tyre aktuale.

Së pesti, kërkohet sa zarfe janë dorëzuar tek DHL-ja, sa janë kthyer pas si të parregullta për t’u marrë në administrim shpërndarje nga kompania postare, si dhe ato që janë kthyer nga DHL-ja pas dorëzimit dhe marrjes së zarfeve nga votuesi emigrant.

Pika e gjashtë shtron kërkesën për numrin e emigrantëve që rezultuan me adresa të pasakta, e që kërkuan saktësim pas përfundimit të afatit të regjistrimit në platformën PER.

Po kështu demokratët kërkojnë kopje të manifestit të dërgesave ditore për zarfet e dërguara e ato të mbërritura, të njëhsuara me origjinalin.

Së fundmi, Partia Demokratike kërkon procesverbalet mbi gjendjen numerike dhe fizike të dërgesave postare që DHL-ja ka raportuar në zonën doganore dhe ka administruar në ambientet e dedikuara postare. Kjo pikë parashikon dhe informacionin nëse ka pasur ndërhyrje në ndonjë rast nga ana e autoriteteve doganore apo policore mbi zarfet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit