-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasësi i Ilaria Sulës dëshmon: E godita dy herë me thikë, nuk bërtiti shumë

Kryesoret

Vrasësi i Ilaria Sulës ka treguar me detaje përpara prokurorëve momentin që ka goditur me thikë ish të dashurën në dhomën e tij të gjumit. Mark Samson ka treguar se ka goditur Ilarian dy herë me thikë pas shpine dhe më pas ajo ka rënë në tokë e vdekur.

Ai më pas ka thënë se trupin e Ilarias e futi në dy thasë që kishte në kuzhinën e shtëpisë për ta futur më pas në një çantë. Mark ka treguar se çanta nuk e zinte plotësisht trupin e Ilarias dhe më pas mori një valizhe të madhe për ta hedhur më vonë në një humnerë jashtë Romës.

“Nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë. U gjenda në dhomën time me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë. E futa në dy thasë që kisha në kuzhinë. Dalëngadalë po kuptoja çfarë kisha bërë. Aty mu kujtua një frazë që gjyshi im ma tha përpara se të vdiste. Për çdo gjë ka një zgjidhje, përveç vdekjes.

E kontrollova disa herë nëse Ilaria ishte gjallë, por jo, ajo kishte vdekur. Trupin e saj e futa në një çantë, por zinte vetëm gjysmën. Më pas gjeta një valixhe më të madhe, e cila e zinte të tërën”, ka thënë Samson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit