Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka njoftuar sot s eka kallëzuar në SPAK, Belinda Ballkun pasi sipas tij ajo po u blen qytetarëve të Fierit votën me para në dorë.
Bardhi me anë të një postimi në rrjetin e tij social i bën thirrje SPAK që të veprojë menjëherë për të ndëshkuar krimet elektorale të Ballukut dhe bandës së saj në qarkun e Fierit.
“Hiqni kompjuterat nga zyrat sa të doni, fshini të dhëna sa herë të doni, shkulni tela e ctju urdhërojnë, të gjitha provat janë dorëzuar tashmë në SPAK dhe fatin tuaj e keni kërkuar vetë!
I bej edhe njeherë thirrje SPAK të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun Fier!”, shkruan Bardhi.