Qindra emigrantë janë nisur drejt Shqipërisë për të festuar Pashkët. Kapshtica po përballet me një fluks të lartë mjetesh në hyrje nga Greqia. Ndërkohë autoritetet kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e shtuar.
Në Kapshticë që prej orës 12 të paradites së sotme deri më tani kanë hyrë 6489 persona dhe 2678 mjete. Nga hyrjet e emigrantëve, shqiptarë janë 4018 ndërsa të huaj 1108.