Kryeministri Edi Rama shprehet se ata që votojnë opozitën ose siç e quan ai “kënetën” janë burra çyrykë. Rama vazhdon që të thotë që gjysma e burrave janë çyrykë, pasi sipas tij shkojnë në kënetë.
“Nuk e kam fjalën për punë të tjera por për faktin se shkojnë votojnë Kënetën. Shkojnë hyjnë me kokë në kënetë.
Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu. Po si ka mundësi që ata janë akoma vërdallë. Jua them unë që gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, nuk ju punon radiostacioni.
Mua më mjafton një gjë se më mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ne na duhen gjysma normale e burrave, ne jemi më shumë se ca ishim 4 vjet më parë. Më thonë ata që shohin televizor, se janë shqetësuar pse them unë se gjysma e burrave janë çyrykë, se unë s’e kuptoj dot si një burrë normal mund të niset e të hidhet në kënetë me kokë”, tha Rama.