Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke dhënë sqarime mbi kontrollin e kryer ndaj disa personave që po udhëtonin drejt Shqipërisë.
“Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare kanë detyrimin të garantojnë zbatimin e ligjit. Në Qafë Thanë u paraqitën katër shtetas, tre prej të cilëve me pasaporta diplomatike. Tre personave iu komunikua se mund të vijonin procedurën e kalimit, ndërsa njëri prej tyre nuk mundi të kalonte për shkak të mungesës së dokumenteve të rregullta. Në këto kushte, tre personat e tjerë vendosën të mos ndaheshin dhe u kthyen drejt Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Hita.









